Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E kryer, Milner largohet nga Liverpooli por jo nga Premier Liga

Gazeta10
05 May 2023 - 14:08

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, pas tetë vitesh në klub James Milner do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, por jo edhe nga kampionati anglez.

Milner do t’i bashkohet skuadrës së Brightonit si lojtar i lirë, pasi që mesfushori anglez ka pranuar të gjitha detajet e ofertës së Brightonit, raporton KosovaPress.

Milner do t’i bashkohet yllit brazilian Joao Pedro, i cili veçse ka nënshkruar kontratën e tij si lojtar i Brightonit, pasi që marrëveshja me Watfordin është arritur dhe kap shumën e 35 milionë eurove.

Po ashtu, nga Liverpooli nuk do të largohet vetëm Milner, pasi gjithashtu Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain nuk kanë më të ardhme në “Anfield Road” dhe do të largohen si lojtar të lirë nga klub.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.