Lajme

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë: Të forcohen përpjekjet vendore për luftën kundër korrupsionit, ecni në rrugën e ligjit

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 17:14

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn gjatë një takimi me studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dha mesazhin se përpjekjet për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit duhen përforcuar.

“Ndërsa po vinim sot në Vlorë po diskutoja me shoqëruesit e mi se çfarë mund të bëjmë që Shqipëria të ndërtojë një kulturë integriteti, një kulturë të sundimit të ligjit? Jo vetëm në universitete, jo vetëm në zyrat e policisë, por të jetë pjesë e asaj që bëjmë çdo ditë. Sepse janë vendimet e përditshme që merrni ato që e ndërtojnë këtë kulturë”, u shpreh ajo.

Sa i përket reformës në drejtësi, VanHorn u shpreh se ajo është punë e të gjithëve dhe inkurajoi brezat e rinj të këtyre studentëve të vijojnë në rrugën e ligjit, pasi kanë edhe mbështetjen e shteteve të bashkuara të amerikës.

“Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është e vetëm SPAK. Kështu që unë do t’ju inkurajoj se si mund të përshtateni dhe çfarë mund të bëni në këtë aspekt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju në këtë rrugëtim” , shtoi VanHorn.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.