
Gazetarja Alketa Gashi Fazliu ka thënë se është e pamundur ta përshkruash ish presidentin Rugova me tri fjalë.
Sipas saj, Rugova ka qenë një letrat i jashtëzakonshëm dhe shumë i mirë, raporton Gazeta10.
“Aq sa e kam jetuar periudhën e Ibrahim Rugovës me tri fjalë, por ka qenë një letrar i jashtëzakonshëm, shumë i mirë, i shkëlqyshëm, askush më mirë se Rugova nuk ka shkruar për Pogdanin, një politikan i urtë dhe që ka arritur të mbajë status kohën në një periudhë shumë të vështirë të viteve të 90 – ta, dhe një politikan që ka pasur një karizmë të jashtëzakonshmë”, tha ajo në Gallatë me Arben Ahmetin./Gazeta10