
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për takimin e nesërm që presidentja Osmani do të zhvillojë me partitë politike, për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
Ajo e ka quajtur kompromis vendimin e LVV-së për pjesëmarrje në takimin me Osmanin.
“Ky është një kompromis shumë i madh që të marrim pjesë në takimin me presidenten, por ama kemi bërë kompromise vazhdimisht prej kur kemi hyrë në këtë fazë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Tutje, Kryeziu-Hyseni ka thënë se nuk i kanë numrat për zhbllokimin e situatës në Kuvend. /Gazeta10