
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot në forumin e Bratisllavës për sigurinë, para pjesëmarrësve tha se është i vetëdijshëm se kryetarët në veri nuk kanë legjitimitet për shkak të daljes së vogël në votime, raporton Gazeta10.
Kurti tutje tha se pajtohet që Kryetarët në veri kanë mandat teknik, janë administratorë dhe mund të mos kenë mandat të plotë.
“Unë nuk mund t’iu them kryetarëve në veri që të mos shkojnë në zyret e tyre perderisa unë rri në zyren time”, tha Kurti. /Gazeta10/