Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

E rëndë: Dërgohet pa shenja jete një person në Emergjencën e Gjilanit

Gazeta10
11 March 2025 - 10:46

Një rast i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjilan, ku një person u dërgua pa shenja jete në spital.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Ende nuk ka detaje mbi identitetin e viktimës apo nëse nëse bëhet fjalë për vdekje natyrore apo të dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.