Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Eberl e konfirmon: Christopher Nkunku do t’i bashkohet Chelseat

Gazeta10
16 January 2023 - 13:41

Christopher Nkunku do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Chelseat për edicionin e ardhshëm.

Nkunku ishte që një kohë të gjatë i lidhur me ekipin londinez, teksa kjo marrëveshje duket të jetë 100% e kompletuar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, drejtori sportiv i Leipzigut, Max Eberl, ka konfimuar se Nkunku do të jetë lojtar i ‘Bluve të Londrës’.

“Shenjat janë shumë të qarta se ai do të kalojë te Chelsea gjatë merkatos së verës”, tha shkurtimisht Eberl për mediumin gjerman BILD.

Nkunku po kalon në formë të jashtëzakonshme me RB Leipzig tash e dy sezone dhe ishte në radarin e shumëe skuadrave të mëdha evropiane.

Chelsea raportohet se për transferimin e Nkunkus do të paguajë rreth 60 milionë euro.

Sulmuesi francez këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.