Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Eden Hazard në verë largohet nga Real Madridi

Gazeta10
07 March 2023 - 16:23

Eden Hazard po kalon sezonin e tij të fundit me Real Madridin.

Sipas raportimeve të fundit, Real Madridi tashmë ka biseduar me agjentët e futbollistët dhe janë duke shqyrtuar mundësitë që ta largojnë sulmuesin belg në verë.

Belgu nuk ka luajtur me Realin në La Liga që nga muaji shtator i vitit të kaluar dhe ai tanimë nuk është as në planet e Carlo Ancelottit.

Në total këtë edicion, 32-vjeçari është paraqitur shtatë herë me fanellën e “Los Blancos”, prej të cilave ka arritur të realizoj një gol dhe të asistojë në një tjetër.

Hazard erdhi me shumë bujë te Real Madridi në vitin 2019 nga Chelsea, me madrilienët që paguan plot 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, aventura e tij te kampionët në fuqi të Evropës nuk shkoi ashtu siç pritej, pasi është përballur me lëndime të shumta që kanë ndikuar në formën e tij.

Hazard karrierën mund ta vazhdojë larg futbollit evropian, ku disa skuadra nga MLS dhe nga Arabia kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.