
Në emisionin “Raport”, në Kanal10, qytetari nga Sllovia e Lipjanit, në një lidhje direkte ka kërkuar ndihmë për fëmiun e tij të cilin duhet ta operojë në Turqi, për shkak të problemeve me sy.
Prindi i fëmiut të sëmurë ka deklaruar që djali ka pasur të shkojë në muajin korrik për shërim në Turqi por që nuk ka pasur mundësi financiare.
Ai ka kërkuar mbështetje nga qytetarët e Kosovës që ta ndihmojnë edhe me 4 mijë euro për shërimin e djalit.
Qytetari tutje ka treguar që gjendjen ekonomike e të rëndë dhe është rast me ndihmë sociale, pa të ardhura tjera dhe se vet nuk është mirë me shëndet. /Gazeta10/