
Dy dekada pas luftës dhe masakrës që ishte bërë nga forcat serbe, fshati Reçak i komunës së Shtimes ende nuk ka furnizim me ujë të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.
Në emisionin “Raport” me gazetarin Naim Sadiku, në Kanal10, banorët e këtij fshati ankohen që nuk kanë ujë të pijshëm dhe si pasojë detyrohen të shkojnë në fshatrat tjera për të siguruar ujin.
Banori i këtij fshati, Aziz Beqiri ka thënë se që nga paslufta nuk kanë pasur ujë të pijshëm. Ai tutje ka thënë se kanë edhe probleme tjera por që ky është me urgjencë.
Banorët e këtoj fshati kanë thënë se kanë bërë disa herë kërkesa por ende nuk është realizuar kërkesa e tyre. /Gazeta10/