Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe dy muaj paraburgim për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Gazeta10
05 Korrik 2024 - 11:45

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 05.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin”, tha ajo.

Ndryshe, Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë arrestuar para katër jave nën dyshimin për spiunazh. Të njëjtit dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

Policia kishte njoftuar se hetimet kanë nisur qysh në vitin 2023.

Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gas-maska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.