Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Edhe Kusari-Lila me Simiqin”, Matoshi-Gashit: Adem Hoxha është pjesëmarrës në Listën Serbe

Gazeta10
03 April 2025 - 21:38

Një përplasje e fortë është zhvilluar mes komentatorëve Halil Matoshi e Blerim Gashi, në studion e emisionit “Politiko”, teksa po diskutohej për takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me komunitetet jo shumicë, për formimin e Qeverisë së re. 

Matoshi e Gashi janë përplasur për takimin e Kurtit me Adem Hoxhën.

“Prej që ekzistojnë jeta parlamentare e deri me sot Adem Hoxha ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe”, ka thënë Matoshi.

“Por, jo në KQZ, nuk është partia e njëjtë”, ka thënë Gashi.

“Nuk ka rendësi, po edhe kryetarja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari ka bashkëpunuar me Simiqin”, ka thënë Matoshi.

Për më shumë ndiqeni debatin: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.