
Edhe sot Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë seanca kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas kalendarit të publikuar seanca pritet të fillojë në orën 09:00 por që e cila pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.
Gjatë ditës së djeshme ka filluar dëshmia e dëshmitares së parë kundër ish krerëve të UÇK-së e cila ishte e mbyllur për publikun dhe kështu nuk dëshmia e saj nuk u bë publike.
Kjo është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi ajo kërkoi të përfshijë materiale të reja në këtë seancë, në lidhje me dëshminë e dëshmitares së mbrojtur.
Mirëpo kjo gjë u kundërshtua nga mbrojtja me arsyetimin se nuk është ne përputhje me rregullat e Gjykatës Speciale.
Edhe sot Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar rreth zhvillimeve në Hagë.