Gazeta10

Edhe tri anije me grurë eksportohen nga Ukraina

Tre anije të ngarkuara me grurë sipas një marrëveshjeje të arritur së fundmi janë eksportuar nga portet e Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Tre anijet që transportonin një total prej rreth 58,000 ton misër janë autorizuar të largohen nga portet e Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet e grurit.

Ministria turke e Mbrojtjes tha në Twitter se Navistar me flamurin e Panamasë, që mbante 33,000 ton misër dhe shkonte nga Ukraina në Irlandë, u nis nga porti i Odesës. Anija do të inspektohet nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në veri të Stambollit.

Anija e dytë, Rojen me flamur maltez, me 13,000 ton misër u nis nga porti Chornomorsk me destinacion Britaninë. Ekipi i Përbashkët i Inspektimit do ta monitorojë atë.

Anija Polarnet me flamur turk u nis nga Chornomorsk drejt portit turk Karasu në Detin e Zi. Përpara se anija që transportonte 12,000 ton misër të arrijë në Karasu, ajo do të inspektohet nga Ekipi i Përbashkët i Inspektimit në veri të Stambollit.

Këtë javë është nisur anjia e parë me grurë nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus.

Ukraina është një eksportues kryesor i drithërave, por dërgesat e saj kanë rënë që nga fillimi i luftës, sepse portet e saj në Detin e Zi – një rrugë kyçe për dërgesat e saj – janë mbyllur kryesisht, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë