Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Edi Rama bën bashkë partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut në Tiranë

Gazeta10
10 January 2023 - 12:40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pres sot në takim përfaqësuesit e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta10.

Zëdhënësi i BDI-së njëkohësisht ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se në këtë takim synohet shkëmbimi i opinioneve në disa temat në rajon.

Më tej, ai ka thënë se Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut.

Osmani ka thënë se nuk ka nevojë që të krijohet konspiracione për këtë takime.

“Sipas informacioneve që kam, takimi në Tiranë është i Vitit të Ri dhe synon shkëmbimin e mendimeve për disa çështje aktuale në rajon, si dhe pritshmëritë për vitin e ri, i cili sjell më shumë sfida. Por takimi nuk ka një axhendë të paracaktuar, të saktë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe kujtojmë se e dëshmoi veçanërisht në negociatat me Bullgarinë, kur fjalë për fjalë, dikur duke u ekspozuar dhe në kurriz të interesave të Shqipërisë, mbrojti pozicionet maqedonase. Nuk ka nevojë të krijohet konspiracion për ato takime”, tha Osmani.  Kp / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.