
Presidentja e Republikës së Kosovës, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sot ka marrë pjesë Samitin III për Diasporë në Tiranë.
Në këtë Samit, morën pjesë edhe liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historianë nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.
Tani, në llogarinë e tij në Facebook, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama ka publikuar disa fotografi me pjesëmarrësit, në mesin e tyre edhe Vjosa Osmani, me të cilën Kryeministri shfaqet mjaft i afërt.
Por, pavarësisht këtij afrimiteti mes tyre, Rama dhe Osmani deri para pak muajsh kishin një raport të tensionuar mes vete.
E gjithë kjo kishte ndodhur pas përplasjeve mes dy kryeministrave, atij kosovar dhe shqiptar, deri para ca muajve kur dhe raporti i tyre ka filluar të ndryshojë, e që për të cilin dy muaj më parë foli edhe vetë presidentja Osmani, ku tha se mospajtimet tashmë janë kaluar.
