Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Edmond Hajrizi numëron disa nga arsyet e dështimit të Kosovës në testin PISA

Gazeta10
05 Dhjetor 2023 - 21:29

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka numëruar disa nga arsyet se pse Kosova po dështon në testin PISA.

Ai në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se arsimi në Kosovë ka dështuar për shkak të ndryshimit të shpeshtë të politikave në arsim.

“Politikat ne arsim nuk ndryshojnë brenda vitit, shembull brenda 5 viteve, impakti brenda 10 viteve, kultura nuk ndryshohet brenda natës”, ka thënë Hajrizi.

Ai gjithashtu ka thënë se shkollat në Kosovë kanë humbur hapin me teknologjinë.

Ndoshta ne kemi mungesë bazike të internetit në shkollë…tashmë nuk mësohet vetëm më një literaturë, me një libër që ka bë dikush para 5 viteve.

Ai ka thënë se edhe relacioni i fëmijës me prindërit  është i rëndësishëm.

“Kohën e fundit kemi vërejtur se fëmijët kanë humbur relacionin me prindërit për shkak të rrethanave apo formateve tjera”, ka thënë ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.