
Edouard Mendy mund të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, por jo edhe nga Liga Premier.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Manchester United ka shprehur interesim për portierin senegalez.
‘Djajtë e Kuq’ e shohin Mendyn si pasues të De Geas, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin dhe mund të largohet në përfundim të këtij edicioni si transfer i lirë.
Mendy këtë sezon nuk po ka hapësira të mjaftueshme te ekipi londinez, pasi zgjedhja e parë për portën e Chelseat tashmë është spanjolli Kepa Arrizabalaga.