
Publikimi i korrikulës për lëndën “Edukimi seksual” tek niveli i ulët arsimor ngjalli reagime të shumta.
Kjo sipas psikologut, Rron Kastrati u bë sepse korrikula e vendosur për këtë lëndë nuk përshtatet me nivelin e moshës që kanë nxënësit, raporton Gazeta10.
“Edukata seksuale si mundësi edukimi në shkolla dhe në komunitet e familje mungon si përspektivë. Andaj edhe thash që është keqinterpretuar, nuk e thash që është interpretuar korrikula sepse edhe unë kam qenë kundër kësaj korrikule. Kjo korrikulë mund të nxis deformime të natyrës seksuale dhe nuk shkon me nivelin moshor të atyre fëmijëve, që të demostrojnë prekje symbyllurazi njëri me tjetrin”, deklaroi ai. /Gazeta10
Më shumë detaje: