Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edward Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit

Gazeta10
15 December 2023 - 11:08

Profesori i studimeve të avancuara në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward P. Joseph, ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit në rajon.

Joseph tha se njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e “Serbisë së Madhe”.

“Një kujtesë se e ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës nuk varet nga rastet gjyqësore të cilat Beogradi do t’i sfidojë me ose me Dodik, por nga Kosova. Shikoni izolimin kronik të Kosovës nga Vuçiq, Bërnabiq, Daçiq. Ata e dinë se njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e Serbisë së Madhe, duke i hapur rrugën reformës kushtetuese në BeH. Kjo është arsyeja pse njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit. E gjithë kjo është përcaktuar në “Raportin tonë të krizës ndaj konvergjencës” të janarit 2022″, ka shkruar Joseph në platformën “X”.

Profesori amerikan dhe njohësi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph, ka thënë edhe para disa ditëve se qëndrimet dhe deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës që Beogradit të nënshkruajë të tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së.

“Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq që ai nuk e ka nënshkruar planin franko-gjerman. Daçiq tha “kjo nënkupton që ne nuk pranojmë ndonjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe që nuk ka hyrje të Kosovës në OKB”, kishte shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.