
Emmanuel Egbo pritet të zyrtarizohet si trajneri i Prishtinës. Ish-trajneri i Tiranës do ta zëvendësojë Debatik Currin në postin e trajnerit të parë.
50-vjeçari nga Nigeria me Tiranën e ka fituar titullin e kampionit në edicionin 2019/2020.
Pas Tiranës, ishte trajner te klubi arab Ohod Club për një vit.
Prishtina, aktualisht zë vendin e katërt në Superligën e Kosovës me 13 pikë dhe është në një seri prej shtatë ndeshjeve pa fitore.