
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar mesazhin e të dërguarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenellit ndaj deklarimeve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për administratat e kaluara.
Ejupi-Hajzeraj ka thënë se deklarimi i Grenell shpërfaq inatet e kaluara me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Këto inatet nuk kanë kalu për arsye se kalun edhe në inatin personal. Kjo është papjekuri politike”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo është shprehur e bindur se me administratën Trump, Kosova do të kalojë direct në marrëveshjen e Washingtonit.
Ndryshe, Grenell në një postim në platformën X ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër vjetëve në pushtet e ka lavdëruar presidentin Biden, drejtues të saj kanë marrë pjesë në Konventa dhe takime të tij. Ai ka pyetur se përse asnjëherë më parë nuk janë ankuar. /Gazeta10/