Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj: LDK pati krijuar një frymë në diasporë, Gashi me ironi: Çfarë fryme bre?

Gazeta10
05 March 2025 - 21:12

Debate e mospajtime janë zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Blerim Gashit dhe Pranvera Ejupi-Hajzerajt lidhur me dyshimet e ngritura për votat e diasporës për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Hajzeraj ka deklaruar se votat e LDK-së pasqyrojnë frymën që ka krijuar kjo parti në mërgatë, duke theksuar se ka marrë përkrahje të madhe të mërgimtarëve atje.

“Ajo çka ka marrë LDK-ja në diasporë e reflekton LDK-në për arsye se LDK-ja e pati krijuar një frymë këtu”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Gashi.

“Çfarë fryme bre?”, ka thënë me ironi Gashi.

“Ty po të doket se je VV edhe të kuptoj”, ka reaguar Ejupi-Hajzeraj.

“A je LDK që po thu që ka frymë?”, ka pyetur Gashi.

“Po e shoh se me shumë këmbëngulje po e mbron shumë…”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.