
Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një konference për medie bëri të ditur se pensionet janë rritur si dhe është larguar ndalesa për mallërat që vinë nga Serbia, raporton Gazeta10.
Anlistja, Pranvera Ejupi Hajzeraj në emisionin Raport të Kanal10 deklaroi se këto vendime ishin të pritura pasi vendi është në prag zgjedhjesh.
“Me thënë të drejtën ne veç e kemi prit një vendim të tillë për arsye se po i afrohemi zgjedhjeve dhe presioni ka fillu me u rrit. Pat një far ekuilibri se po shihet që po vjen era dhe natyrisht duke e dit që shteti gjerman e ka përkrah shumë Qeverinë Kurti për të ardhur në pushtet, e ka pas pak si borxh”, deklaroi Ejupi Hajrezaj.
Tutje, sipas saj ky vendim është i duhur në shumë drejtime.
“Nëse e shohim në pjesën politike, ekonomike e diplomatike duhet të themi se ishte vendim i duhur, duhet të punosh me aleatë, Kosovën e kemi bërë së bashku me aleatë e nuk mundesh me pru çdo herë vendime që atakojnë miqësinë”, tha mes tjerash ajo. /Gazeta10/