Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

EKSKLUZIVE: Dardan Çaka dhe Mervan Bejtullahu gjyqtarët e vetëm në garë për stemën e FIFA-s

Gazeta10
07 Dhjetor 2022 - 12:29

Gjyqtarët kryesor, Dardan Çaka dhe Mervan Bejtullahu kanë mbetur të vetëm në garë për stemën e FIFA-s.

Kanal10 mëson se të dy këta gjyqtarë deri më tani kanë kaluar testet, derisa pjesa tjetër kanë dështuar në disa prej tyre.

Disa nga gjyqtarët që ishin në garë kanë rënë nga testet fizike e disa të tjerë në ato të gjuhes angleze.

Kanal10 mëson gjithashtu se brenda dy javë do të zyrtarizohet edhe emri i gjyqtarit të radhës që do të pajisjet me stemën e FIFA-s.

Kujtojmë që njëri nga Çaka apo Bejtullahu do ta zërë vendin e ish-gjyqtarit, Besfort Kosumi i cili muaj më parë është pensionuar nga referimi./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.