
Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit do të largohet nga kampioni i Kosovës.
Kuc karrierën do të vazhdojë në te skuadra nga Azerbajxhani, Baku.
Kanal10 mëson se të dyja palët kanë arritur marrëveshje dhe gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vijim.
30-vjeçari është pjesë e Ballkanit që nga vitit 2019 dhe me ekipin therandas ka fituar dy herë titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës.
Reprezentuesi malazez ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Ballkanit në sukseset e kësaj skuadra në arenën ndërkombëtare.
Kuc vitin e kaluar u ftua për herë të parë nga Mali i Zi dhe deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje me kombëtaren, prej të cilave ka shënuar tri gola.