
Paqartësi nga ana e institucioneve kosovare lidhur me organzimin e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.
Teksa KQZ-ja është mbledhur të premten për marrë vendim për qendrat e vendvotimeve, duket se ka pasur zhvillime të tjera të sigurisë që e kanë detyruar këtë institucion të marrë një vendim tjetër.
Gazeta 10 ka siguruar një raport ekskluziv të brendshëm të organeve të sigurisë së Kosovës me rekomandime ndaj KQZ-së ku listohet shkalla e rrezikut nga hapja e vendvotimeve nëpër shkolla.
Prandaj rekomandohet KQZ-ja të marrë një vendim për hapjen e vendvotimeve alternative.
Aty zbulohet se deri më tani “KQZ dhe KKZ nuk kanë kontaktuar me asnjë shkollë apo lokacion me qëllim të koordinimit që të mbahen zgjedhjet në ato lokacione dhe të njëjtit sipas tyre nuk kanë njohuri”.
Sipas këtij raporti, parashihen sulme ndaj zyrtarëve, protesta dhe përpjekje për djegien e vendvotimeve.
Organet e sigurisë sipas raportit kanë listuar këta faktorë të rrezikut:
Duke u bazuar në këtë raport, KQZ ka marrë vendim që të happen vetëm 6 vendvotime alternative nga mbi 40 sa janë në veri të vendit./Gazeta10
