
Samiti global Power To HR është drejt organizimit të edicionit më të fuqishëm dhe inovativ më 6 dhe 7 maj në AMC Hall në Prishtinë. Ky edicion mbledhë disa nga ekspertët më të njohur të Burimeve Njerëzore dhe lidershipit nga kompani që formësojnë tregun global.
Nga BMW,LinkedIn,MagnaInternational dhe RakutenViber, deri te profesionistë me që kanë dhënë fjalime inspiruese në TED x Talks, ata po vijnë Prishtinë për të treguar përvoja reale nga organizata që ndikojnë mënyrën se si ndërtohen ekipet, zhvillohet talenti dhe ndikohemi çdo ditë me trendet në punën tonë.
Më poshtë po ju njoftojmë me folësit që do të jenë pjesë e edicionit të katër tëPowerToHR.
Ekspertë nga kompani që formësojnë tregun global
Zsombor Szabó – BMW Manufacturing Hungary
Si HR Marketing Specialist në BMW Manufacturing Hungary, Zsombor punon në ndërtimin e strategjive të targetuara për tërheqjen e talenteve. Ai përkthen nevojat e fuqisë punëtore në mesazhe të qarta, kanale të duhura dhe eksperienca të rëndësishme për kandidatët.
Në Power To HR 4, ai do të ndajë një perspektivë praktike mbi mënyrat se si organizatat mund të lidhen më mirë me talentin e duhur në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Vesna Mardonovic – përvojë lidershipi në GSK dhe Omnicom Media Group
Me mbi 30 vite përvojë në lidership dhe strategji, Vesna ka ndikuar në zhvillimin e organizatave dhe brendeve përmes roleve të larta në kompani ndërkombëtare si GSK dhe Omnicom Media Group.
Në PowerToHR 4, ajo do të sjellë një perspektivë të fuqishme mbi lidershipin modern, kulturën organizative dhe elementet që i bëjnë kompanitë të dallohen në treg.
Iskra Koneska – Magna International
Si HR Manager në MagnaInternational, Iskra është një lidere e HR që fokusohet në transformimin e organizatave përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ajo ka përvojë në kompani multinacionale dhe organizata të orientuara drejt inovacionit, me fokus në planifikimin e fuqisë punëtore, performancën dhe zhvillimin organizativ.
Në PowerToHR 4, ajo do të ndajë një perspektivë të orientuar drejt së ardhmes për mënyrën se si HR mund të evoluojë në një funksion më strategjik dhe të fuqizuar nga teknologjia.
Larisa Halilovic – eksperte globale e lidershipit dhe folëse në TEDx