Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eksperti Christo Grozev:  Rusja e arrestuar mbrëmë ka histori “interesante të udhëtimeve”  

Gazeta10
21 August 2022 - 12:21

Gazetari investigativ njëherësh ekspert i medieve, Christo Grozev, ka reaguar pas arrestimeve të mbrëmshme në Gramsh të Shqipërisë.  

Grozev në një postim në Twitter, ka thënë se rusja që është arrestuar mbrëmë në Shqipëri, ka një histori interesante të udhëtimeve, transmeton  Gazeta10.  

“Kalimet kufitare tregojnë se ajo ka udhëtuar shumë herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ – një prej të cilëve është arrestuar në janar të këtij viti në Egjipt, e që duhet të shpëtohej nga Qeveria e Rusisë”, ka shkruar ai në Twitter.  

Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar. 

Kujtojmë se Grozev, pati zbuluar helmimin e kritikut të Putinit, Alexey Navalany./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.