Gazeta10

Eksperti kroat kritika Lajçakut: S’është në gjendje t’i japë shtysë të re dialogut

Eksperti kroat, Davor Gjenero është shprehur shumë i zhgënjyer me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai për gazeta blic, e cilëson Lajçakun si të paaftë dhe sipas tij, edhe pse iu vazhdua mandati për disa muaj, nuk do të ketë asnjë risi në dialog, pasi sipas tij, ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë.

”Vazhdimi i mandatit të zotit Lajçak është vetëm mbrojtja e shtëpisë, ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë, nuk është në gjendje të japë shtysë të re për dialog, ai po e shpëton institucionin, derisa personi i ri që do të zgjidhet, Kaja Kallas, të marrë pozicionin e përfaqësuesit”, tha Gjenero.

Gjenero tutje shton se gjithë shpresat do të jenë tek Kaja Kallas, e cila mund ta zëvendësojë Josep Borrellin.

”Shpresoj që Kallas të gjejë aktorin për atë pozicion që ka anë të mira, të jetë person që është i orientuar fortë në rrugën euroatlantike dhe person që kupton shtyllat e marrëveshjes së paqes pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Gjenero.

Gjenero thotë se dialogu me Serbinë është udhëhequr nga dy persona që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij, gjithçka do të ndryshojë menjëherë pas janarit.

Ai riktheson se Lajçak nuk është në gjendje të bëjë asgjë deri në fund të mandatit.

”Deri më tani kemi dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga dy akterë që vijnë nga shtetet që nuk po e njohin Kosovën si të pavarur. Jam shumë i sigurt se situata pas janarit do të ndryshojë thellësisht, kjo do të ketë një lloj ndryshimi të lojës në pozicionin aktual të Lajçkut. Pra, nuk mendoj se Lajçaku është në gjendje të bëjë asgjë deri në fund të mandatit”.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë