Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ekzekutim klasik”, Zeqiri për vrasjen e policit në Kaçanik: Të zbardhen informacionet

Gazeta10
02 April 2025 - 22:32

Gazetari Sadik Zeqiri e ka quajtur vrasje të mirëorganizuar dhe ekzekutim vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamet Lika, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij në Kaçanik.

Zeqiri në “Politiko” ka thënë se vrasja e policit nuk ka qenë e rastësishme por ishte e përgatitur për një kohë të gjatë dhe në mënyrë profesionale.

“Kanë ndodh dy vrasje edhe është vra Muhamet Lika, rreshteri i policisë edhe është vra uniforma e policisë, kjo ka ndodh me një organizim të jashtëzakonshme i atyre që kanë pasur një motiv të rëndë ose janë paguar nga ndonjë person i caktuar për ta kryer atë vrasje, një vrasje që nuk kanë qenë e rëndomtë”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.