Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qenë i ftuar në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10.
I pari i PDK-së, në këtë intervistë ka folur për mënyrën e qeverisjes së vendit nga Albin Kurit.
Sipas tij, Kurti i ka zhgënjyer edhe përkrahësit e vet, të cilët kanë pritur një jetë me të mirë me ardhjen e tij në pushtet.
‘Humbja është e jona, është e krejt Kosovës, është e qytetarit të cilët e kanë humbur besimin për perspektiven që e ofron vendi jonë. Humbja është e njerëzve që po e lëshojnë Kosovën. Mbi 200 mijë veç në qeverisjen e Albin Kurtit e kanë lëshuar Kosovën”, ka thënë Krasniqi në ‘Politiko’.
Sipas tij, kjo ikje e madhe po ndodh për shkak të thyerjes së iluzioneve të qytetarëve të Kosovës.
“Veçanërisht atyre të rinjve dhe të rejave qe i kanë besuar Albin Kurtit qe ka me krijuar një ‘El Dorado’ në Kosovë në momentin që vije në pushtet. Atyre që i kanë besuar për punë e drejtësi, atyre që i kanë besuar që ky ka me luftuar korrupsionin dhe që ka me rregulluar këtë vend dhe ka me ofruar shërbime me të mira në secilën fushë. Ata njerëz të cilët ndoshta besimin e fundit në politikë e kanë pas të ky njëri dhe që sot i ka zhgënjyer krejtësisht”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, kjo gjendje ka bërë që rinia e Kosovës ta braktisin vendin duke kërkuar një jetë me të mirë diku shtetet perëndimore. /Gazeta10/