
Mbrojtësi Elseid Hysaj pritet të largohet nga skuadra e Lazios pas përfundimit të edicionit aktual.
Në Itali ka raportime se Hysaj tashmë ka njoftuar klubin nga Roma për vendimin e tij.
Mësohet se Hysaj ka kërkuar largimin pas dorëheqjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e transferoi te klubi lacial.
Me ardhjen e Igor Tudorit në krye të Lazios, mbrojtësi i Shqipërisë mësohet se do t’i ketë minutat e limituara.
Lazio synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn. Ai me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.
Mbrojtësi i krahut të djajthtë erdhi te Lazio në verën e vitit 2021 nga Napoli si transfer i lirë.
Lazio është klubi i tretë i Hysajt në elitën e futbollit italian, pasi ai më herët kishte luajtur edhe te Empoli dhe Napoli.
Mbrojtësi nga Shkodra është dëshiron të ketë më shumë minuta në këmbët e tij dhe pritet që në verë të jetë kapiteni i Shqipërisë në EURO 2024.