
Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Si prioritet kryesor i “Rossonerëve” është danezi Rasmus Hojlund, por deri më tani kjo marrëveshje është vështirë e realizueshme.
Nëse dështon ky transferimin, Milani ka një objektiv tjetër e që është sulmuesi zviceran Breel Embolo.
Embolo nuk po kalon një periudhë të mirë te Monaco dhe agjentët e tij e kanë ofruar atë te gjiganti Italian.
Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit po punon në përforcimin e fazës së sulmit në ditët e fundit të merkatos dhe më shumë gjasë Hojlund apo Embolo do të zbarkojnë në “San Siro”.