Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Emërimet në administratën Trump, Nimani optimist: Mendoj se do jetë prap gjenerator lëvizës në të mirën e çështjes shqiptare

Gazeta10
13 November 2024 - 18:29

Detaje të reja rreth administratës amerikane me presidentin e ri, Donald Trump u bën të ditura gjatë kësaj jave. 

Sipas raportimeve, personat që priten të  emërohen në pozita të larta atje, janë shpresë për shtetin e Kosovës.

John Ratcliffe në krye të CIA-së e Senatori Marco Rubio janë dy prej tyre, raporton Gazeta10.

Artan Nimani nga Forumi Intelelektual E30, i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10 deklaroi se zgjedhjet atje ishin tempull i demokracisë që nga fillimi.

“Në plan të parë, zgjedhjet në SHBA ishin tempull të demokracisë për shkak se edhe rezultatet ishin të qarta, kështu që mundësia e z.Trump për të zgjedh kuadro ishte edhe më e lehtë dhe ajo me më rëndësi, u drejtua në disa emra e figura, që i bëjnë nder jo vetëm administratës së Trump, por edhe shqiptarët do e gjejnë vetën brenda këtyre interesave”, tha ai.

Nimani u shpreh optimist se administrata Trump do vazhdoj sërish punën në të mirën e shqiptarëve.

“Përshembull tek Rubio është shumë interesant, se është një prej senatorëve që prej fillimi është treguar mbështetës në kuptim të realizimit të drejtave të shqiptarëve dhe ka qenë prej atyre, që në fjalimet e tij është mburr me çështjet shqiptare. Unë mendoj që adniminstrata Trump do jetë prap ai gjeneratori lëvizës në të mirë të çështjes shqiptare”.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.