Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Emrat e publikuar janë të fuqishëm”, Çollaku: LDK ka listë konkuruese për deputetë

Gazeta10
12 November 2024 - 21:00

Analisti politik, Adrian Çollaku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është përgatitur më herët për zgjedhjet e shkurtit, duke publikuar emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa ka theksuar se ata e kanë edhe një agjendë në bazë të paralajmërimeve që kanë bërë.

“E kanë një agjendë në bazë të paralajmërimeve që po i bëjnë”, ka thënë Çollaku.

Sipas tij, emrat e publikuar nga LDK janë emra të fuqishëm.

“Arben Gashi është shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, pastaj e kemi Hykmete Bajramin e cila e ka marrë flamurin e kryeopozitarës”, ka thënë Çollaku teksa ka komentuar disa nga kandidatët për deputetë.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.