Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ende diskutabile shtyrja apo jo e zgjedhjeve në veri

Gazeta10
08 December 2022 - 19:05

Raporti Gresa Bardhecaj /Kanal10

Brenda dy-tre ditësh pritet të merret vendimi për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Kështu ka thënë presidentja Vjosa Osmani e cila është shprehur se për këtë është në pritje të një raporti. Megjithatë, përkundër që presidentja nuk ka marrë ende një vendim, zyrtarët KKZ-së, por refuzojnë që të dalin në punë në komunat veriore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk ka marrë vendim për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat janë paraparë të mbahen më 18 dhjetor në katër komunat veriore.

E para e shtetit të Kosovës, ka thënë se vendimi për zgjedhjet në veri është çështje ditësh.

Ajo theksoi se për situatën e krijuar në veri të vendit është duke pritur një raport, dhe se gjatë ditës do të zhvillojë një takim me institucionet e sigurisë.

Mirëpo, përkundër që presidentja ende nuk ka marrë një vendim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, zyrtarët e KKZ-së po refuzojnë që të dalin në punë në komunat veriore.

Anëtarë të KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë cilësuar si të çuditshëm refuzimin e zyrtarëve të këtij komisioni, derisa nga PDK kanë kërkuar që të njëjtit të zëvendësohen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe KMDLNJ kanë deklaruar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore pas incidenteve të shënuara së fundmi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.