Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Enver Hoxhaj: Çdo gjë ishte e koordinuar në ditën e shpalljes së pavarësisë

Gazeta10
17 February 2026 - 23:25

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, i ftuar sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka ndarë detaje nga dita kur Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur.

Hoxhaj theksoi se deri në orët e fundit ishte vendosur që të thirrej seanca për shpalljen e pavarësisë dhe se gjithçka ishte bërë në koordinim të plotë me faktorët ndërkombëtarë.

“Është vendosur që deri në orët e fundit të mos thirret një seancë e caktuar. Është komunikuar me UNMIK-un, me Zyrën Amerikane në Kosovë, me gjermanët dhe britanikët, që çdo gjë të jetë e koordinuar,” u shpreh ai.

Sipas tij, roli kyç në atë moment i takoi liderit të atëhershëm të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Hashim ka qenë ai i cili, si dikush që fitoi zgjedhjet, ka qenë qartësia jonë në ato situata, siç u pa në momentet e leximit të Deklaratës,” tha Hoxhaj, duke iu referuar aktit të shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.