Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Enzo Fernandez do t’i nënshtrohet një operacioni, ka përdorur injeksione para çdo ndeshjeje

Gazeta10
17 April 2024 - 15:10

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandezi pritet që gjatë këtyre ditëve t’i nënshtrohet një operacioni.


Mediat e huaja raportojnë se lojtari i Chelseat ka kohë që po vuan nga dhembjet e mëdha të hernisë (shomës).

Enzo ka marrë pothuajse në çdo lojë nga një injeksion për t’i larguar dhembjet para ndeshjeve me fanellën e Bluve të Londrës.

Në rast se lojtari i nënshtrohet operacionit këto ditë, atëherë do të mungojë deri në fund të këtij sezoni.

23-vjeçari gjatë këtij edicioni në Premier League ka zhvilluar 27 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.