Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Epopeja e Dukagjinit”, Patriot Behrami boksieri më i mirë vendor

Gazeta10
26 Mars 2023 - 17:03

Sot në palestrën e sporteve në Deçan u mbajt Turneu Ndërkombëtar i boksit “Epopeja e Dukagjinit”.

Klubi i boksit “A.P.Peja”, nën patronatin e Komunës së Deçanit, organizoi sot këtë turne tradicional.

Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.

Boksieri më i mirë vendor ishte Patriot Behrami, kurse boksieri më i mirë i huaj u zgjodh Montoros Meto i Zvicrës.

Tekniku më i mirë i turneut ishte Shpëtim Bajoku, kurse çifti më luftarak u zgjodh ai mes Lorent Muratit dhe Alen Rrustemov.

Ndërkaq, boksieri me më së shumti perspektiv u zgjodh Andi Temaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.