Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Era e fortë dhe shiu rrëzojnë shtyllën elektrike në Studime të Vushtrrisë

Gazeta10
18 July 2026 - 19:45

Një shtyllë elektrike është rrëzuar në fshatin Studime të Vushtrrisë si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut që kanë përfshirë zonën, raporton Gazeta10.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, shtylla ka rënë mbi rrugë, duke paraqitur rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Banorët e zonës bëjnë të ditur se moti i keq, i shoqëruar me erëra të fuqishme, ka shkaktuar dëme në infrastrukturë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.