Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Erdogan shpreh keqardhje për përmbytjet: Jemi pranë vëllezërve kosovarë

Gazeta10
03 February 2023 - 19:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan në Stamboll të Turqisë.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast presidenti turk ka shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet që ndodhën nëpër disa komuna të Kosovës si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.

Erdogan ka thënë se Turqia qëndron pranë vëllezërve kosovarë, raporton Gazeta10.

“Shpreh keqardhjen time për fatkeqësinë e përmbytjeve dy javë më parë në Kosovë”.

“Duam të jemi përkrah vëllezërve kosovarë si gjithmonë. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të lehtësuar pasojat nga fatkeqësitë e përmbytjeve”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.