Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Escobar dhe Lajçak në selinë e NATO-s: Diskutohet për gjetjen e një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë

Gazeta10
09 January 2023 - 17:11

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar sot me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, me të cilin ndër të tjera kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. SHBA, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe një rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në një deklaratë të misionit të SHBA-së në NATO në Twitter.

Siç u njoftua më parë në faqen e NATO-s, Escobar dhe Lajçak do të marrin pjesë në takimin jozyrtar të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.