
I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pas diskutimeve intensive me Qeverinë e Kosovës dhe asaj të Serbisë, ka besim se do të fillojë angazhimi me publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.
Ai këtë e ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka shtuar se ShBA-të përkrahin çdo lëvizje në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, transmeton Gazeta10.
“Sa i përket detajeve, dua të them se ato po diskutohen brenda kontekstit të dialogut të BE-së, të cilin ndonëse e mbështesim, ne nuk jemi palë në të. Unë besoj që shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit”, citohet të ketë thënë Escobar./Gazeta10