Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Escobar në Prime Time: E duam Kosovën në OKB, më e rëndësishmja njohja nga 5-ja e BE-së  

Gazeta10
19 October 2022 - 20:38

Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se ShBA-të e mirëpresin Kosovën të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Escobar në Prime Time, ka deklaruar se ajo cka është më e rëndësishmja është njohja nga pesë shtetet e Bashkimit Europian, raporton Gazeta10. 

Ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane… Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.  Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çkado tjetër në proces.“, ka deklaruar ai për televizionin Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.