
Emisari amerikan Gabriel Escobar, ka thënë se shtyerjen e vendimit për targa e ka kërkuar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinke.
Escobar në një intervistë për transmetuesin publik serb, ka lënë të nënkuptohet që kërkesa e njëjtë i është bërë sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, edhe nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
“Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme. Shpresoj shumë që do të zgjasin afatin, shpresoj se do të pranojnë kërkesën e vendeve të QUINT-it, dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit [Antony Blinken] për ta shtyrë atë, për ta bërë zbatimin më pak kaotik dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e duhur”, tha ai./Gazeta10