Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Escobar: Sukseset në Ballkanin Perëndimor janë arritur përmes bashkëpunimit të ShBA-ve dhe BE-së

Gazeta10
30 August 2022 - 18:47

Gabriel Escobar – I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se ShBA-të po forcojnë aleancën me Bashkimin Europian.  

Ai këtë e tha duke përmendur si shembull konkret, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta10. 

Qysh nga marrëveshja e Daytonit për Paqe në Bosnje e Hercegovinë, e deri tek pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë, tregohet se si gjërat zhvillohen kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë së bashku”, tha fillimisht emisari amerikan. 

Ai më tej, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të punojnë më shumë për të drejtat e pakicave në mënyrë që të ndihen të vlerësuar dhe të integruar, duke përmendur sërish serbët në veri të Kosovës, si dhe kroatët në Bosnjë. 

Escobar po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, i cili mbledh krerët evropian dhe rajonal çdo vit./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.