Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Escobar thotë se askush nuk duhet të vdes apo të lëndohet përshkak të targave

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 8:37

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për N1 se fillimi i një përmirësimi të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në horizont, transmeton Gazeta10.

 “Dhe duhet të them se takimi mes Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihje atë nivel të hapjes në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borelj dhe zotit Lajçak”, tha ai.

Escobar tha se ata e inkurajuan Prishtinën që të jetë më konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë.

 Ai ndër të tjera tha se askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave dhe se të dy palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane.

 “Mendoj se duhet të harrojmë narrativën se Kosova është Serbi dhe të kalojmë në atë që Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë”, theksoi ai.

Ai beson se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.