Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eurodeputeti që alarmoj botën për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi: Kam marrë sinjale se KE e kanë marrë seriozisht rezolutën e atyre zgjedhjeve

Gazeta10
13 February 2024 - 8:18

Eurodeputeti dhe një nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Serbi, Andreas Schieder, tha për portalin Nova.rs se Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian e kanë marrë seriozisht Rezolutën e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi dhe se po merren seriozisht me mënyrën e organizimit të një hetimi të pavarur.

I pyetur nëse Bashkimi Evropian do të formojë një ekip për t’u marrë me zgjedhjet në Serbi dhe nëse është e vërtetë që Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, do ta mbështesë atë propozim, Schieder tha se nuk dëshiron të komentojë.

“Por mund t’ju them se kam marrë shumë sinjale të qarta nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian se ata e morën shumë seriozisht Rezolutën e Parlamentit Evropian dhe se po merren seriozisht se si të organizojnë një hetim të pavarur”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.