
Fondacioni “Golden Eagle” muaj më parë ka hapur fabrikën e veçantë në Lipjan , në të cilët janë të punësuar vetëm personat me aftësi të kufizuara dhe gjithë fitimet nga kjo fabrikë, e cila do të shesë letra higjienike, do të shkojnë për këtë kategori të shoqërisë.
Fabrika “Freesia” e cila prodhon letra higjienike është një fabrikë e vogël ka një mision të madh.
Për këtë fabrik gazetari i Kanal10, Val Ajazi përmes një storie të krijuar ka treguar punën e palodhshme të atyre personave të cilët e dojnë jetën dhe punën.
Puntorët e kësaj fabrike ka thënë se ndihet shumë të lumtur që edhe personat me aftësi të kufizuara të kenë punë e tyre.
Drejtori i “Freesia”, Endri Rexhaj ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe krenar me stafin e tij por gjithashtu ai tregoj se ata kanë një vullnet të madhë për punën
“Vullneti i punës nuk mundet me ta hup kërkush, unë e kom pasur një aksident në luftë e kam humbur njërën dorë por kurgjo nuk mund me të ndal senet qe ti don ,kurgjo smundet me te pengo as person me aftësi të kufizuara as kurgjo, puntoret kanë vullnet për punë është shumë okej shumë mir kalojnë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar se numëri i puntorëve pritet të rritet deri ne 30 puntorë.